Vaksina kundër ebolës është e sigurtë, pohojnë shkencëtarët britanik

Londër, 29 janar 2015 (MIA) - Rezultatet e para të hulumtimit të vaksinës kundër ebolës ndaj njerëzve tregojnë se ajo është e sigurtë.

Lajmet e tilla inkurajuese arritën nga shkencëtarët britanikë, të cilët janë përfshirë në përpunimin e vaksinës eksperimentale kundër ebolës.

Hulumtimi i vaksinës nga firma "GlaksoSmithKlajn" (GSK) ndaj njerëzve tregon se ajo është e sigurtë  dhe krijon mbrojtje imunologjike të organizmit nga virusi i ebolës. Shkencëtarët, megjithatë, njoftojnë se nevojiten shumë eksperimente më të gjera ndaj njerëzve që të mundet më bindshëm të vërtetohet  se vaksina mbron.

Dozat e para të kësaj vaksine arritën në Liberi javën e kaluar, ndërsa në periudhën e ardhshme do të zbatohen testimet e para në përmasa më të mëdha. Punonjësit shëndetësor të cilët ndihmojnë në shërimin e të infektuarve do jenë mes njerëzve të parë që do të vaksinohen.

Hulumtuesit shpresojnë se do të arrijnë ta testojnë vaksinën mbi 30.000 njerëz.

Vaksinën të cilën në vitin 2013 e bleu GSK, e të cilën së bashku e krijuan Instituti shëndetësor kombëtar i SHBA-së dhe kompania "Okairos", e cila merret me bioteknologji,  për momentin testohet në pesë lokacione,  ndërsa në testimin e fazës së parë në Britani të Madhe, Zvicër dhe Mali kanë marrë pjesë rreth 200 vullnetarë shëndetësor.

Njëkohësisht me paralajmërimin e tilla, KB-ja sot paralajmëroi se virusi vdekjeprurës nuk është ndalur, edhe pse zvogëlohet numri i të infektuarve nga ebola.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail