Mbreti i ri saudit i ndërroi djemtë e paraardhësit të tij

Riad, 30 janar 2015 (MIA) - Mbreti i ri saudit Salman paralajmëroi rikonstruim të madh të Qeverisë dhe i ndërroi nga detyrat e deritanishme dy djemtë e vëllaut të tij të vdekur paradokohe dhe paraardhës, mbreti Abdullah.

Mbreti Salman bin Abdul Aziz al Saud lëshoi urdhër mbretëror, me të cilin nga detyra u shkarkua shefi i shërbimit zbulues, princi Halid bin Bandar bin Abdul Aziz al Saud.

Në urdhër të veçantë qëndron se princi Bandar bin Sulltan, nip i Abdullahut është ndërruar nga vendi i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit kombëtar për siguri dhe funksionin këshilltar shtetëror.

Gjithashtu janë ndërruar edhe dy djemtë e monarkut paraprak, princi Mishall, guvernatori i rajonit të Mekës dhe princi Turki, i cili ka menaxhuar me kryeqytetin Riad.

Ndërrimet vijnë një javë pasi Salman u ul në fronin pas vdekjes së mbretit Abdullah (90).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail