Të paktën 20 të vrarë në shpërthimin në një xhami në jug të Pakistanit

Islamabad, 30 janar 2015 (MIA) - Të paktën 20 persona janë vrarë në shpërthimin e një mjeti shpërthyes në një xhami të besimtarëve shiitë, në jug të Pakistanit, njoftuan sot autoritetet pakistaneze.

Sipas burimeve policore, më shumë se 50 persona janë lënduar në sulmin terrorist, i kryer pas lutjes së rregullt të së premtës në xhami.

Sulmi është kryer në rajonin Shikarpur, në jug të Pakistanit.

Një përfaqësues i policisë në rajon deklaroi se po druan se numri i viktimave mund të rritet, sepse siç tha, bëhej fjalë për "shpërthim të fuqishëm".

Mediat lokale pohojnë se shpërthimin e ka shkaktuar një vetëvrasës me bombë, por policia pakistaneze refuzoi ta komentojë pohimin e këtillë të mediave.

"Hetimi është në vijim dhe tani për tani nuk dihet se çka e ka shkaktuar shpërthimin, e as se kush qëndron pas sulmit", deklaroi një përfaqësues i policisë në Shikarpur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail