Poroshenko e ka informuar përmes telefonit Obamës për raundin e ri të negociatave paqësore

Uashington, 10 shkurt 2015 (MIA) - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e informoi kolegun e tij amerikan Barak Obama për raundin e ri të bisedimeve të orientuara drejt sigurimit të ndërprerjes së zjarrit nga Ukraina, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Obama dhe Pooshenko sonte kanë biseduar me telefon për krizën ukrainase edhe atë në monentin kur Obama e shqyrton çështjen për dërgimin e armës vdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase, transmetojnë mediat amerikane.

Shtëpia e Bardhë nuk theksoi nëse në bisedë është bërë fjalë për dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Obama të hënën ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila u kundërshtua në dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila nesër do t'i kryesojë bisedimet paqësore në Minsk.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Obama është i përkushtuar në dhënien e ndihmës financiare për Ukrainën.

Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për nxitjen e konfliktit në lindje të Ukrainës nga Ukraina me dërgimin e ushtarëve dhe armëve, që Moska e përgënjeshtron vazhdimisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail