Në Indonezi është zbuluar qendër për rekrutimin e luftëtarëve të SHI-së

Xhakartë, 23 shkurt 2015 (MIA) - Policia speciale indoneziane për luftë kundër terrorizmit zbuloi qendër për rekrutimin e njerëzve të cilët për 1.000 deri 1.500 dollarë pranonin të bëheshin luftëtarë të grupit radikal Shteti islamik në Irak dhe Siri.

Në informatën, të cilën sot e transmeton agjencia e lajmeve Antara, ceket se qendra rekrutuese ishte në pjesën e pasme të ishullit Java.

Në interes të hetimit të plotë nuk është kumtuar se cilët janë organizatorët e rekrutimit dhe sa kandidatë për shkuarje në fushëbetejat në Irak dhe Siri ishin në listën e tyre.

Sipas policisë, bëhet fjalë kryesisht për të rinj deri 25 vjeç të cilët nga Indonezia do të shkonin në Malejzi, nën arsyetimin se vizitojnë të afërm, ndërsa prej atje do të organizohej transport deri tek fushëbetejat.

Deri më tani në Indonezi nuk është miratuar ligj sipas të cilit do të dënoheshin njerëzit të cilët kthhen nga fushëbetejat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail