Kongresi argjentinas votoi për shpërbërje të shërbimeve zbuluese

Buenos-Ajres, 26 shkurt 2015 (MIA) - Dhoma e Poshtme e Kongresit argjentinas miratoi vendim për transformim të sekretariatit zbulues dhe themelim të agjencisë së re federale e cila do të jetë nën kontroll të kongresit.

Propozimi deri te Kongresi e dorëzoi presidentja e Argjentinës, Kristina Fernander de Kirhner, pas vdekjes së hetuesit të posaçëm Albert Nisman. Ajo kërkoi që të formohet shërbim i ri zbulues, i cili do të jetë transparent.

"Duhet që zbulimin sekret ta bëjmë transparent për shkak se nuk u shërbente interesave të vendit", theksoi Kirhner para një muaji, duke e paralajmëruar propozimin e saj.

Hetuesi i posaçëm Nosman punonte hetimin për sulmin ndaj qendrës hebraike në Buenos-Ajres në vitin 1994, në të cilin u vranë 85 persona. Ai e akuzoi presidenten argjentinase se ka tentuar ta ndërpresë hetimin kundër iranianëve të dyshuar. Prokurori është vrarë para se të akuzimet e tij t'i theksojë në parlament.

Kirhner i hodhi poshtë akuzat, ndërsa Qeveria theksoi se skandali është i lidhur me luftën përr pushtet në shërbimet zbuluese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail