De Kirhner: Prokurori i vdekur Nisman ishte kontradiktor

Buenos Aires, 2 mars 2015 (MIA) - Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandes de Kirhner sot deklaroi se prokurori special, i cili e akuzoi për pengimin e hetimit për sulmin terrorist nga viti 1994, ka qenë kontradiktor, pasi që për të ka pasur edhe fjalë lavdëruese.

Prokurori, Alberto Nisman më 18 janar u gjet i vdekur në banesën e tij, por akoma nuk janë sqaruar rrethanat për vdekjen e tij, vetëm disa orë para ngjarjes së planifikuar në Kongres dhe elaborimin e aktakuzës kundër presidentes.

Duke u drejtuar dje para deputetëve në Kongres, presidentja e Argjentinës tha se Nisman ka shkruar në mënyrë pozitive për fjalimet e saj në KB, të cilat i janë dedikuar realizimit të drejtësisë në rastin me sulmin me bomba mbi qendrën kulturore hebraike në Buenos Aires, në të cilin në vitin 1994 e humbën jetën 85 persona.

De Kirhner tha se një gjë e tillë është në kundërshtim me akuzat e tij se ajo me funksionarë të tjerë i ka mbuluar "gjurmët iraniane" në hetim.

"Cilit Nisman t'i bashkoheni, pyeti ajo", ndërsa transmetuan mediat amerikane.

De Kirhner paraprakisht kishte deklaruar se Nisman ka marrë informacion të rremë prej njërit prej agjentëve të shërbimit special, i cili ka dashur ta diskreditojë Qeverinë e saj dhe se nuk ka për qëllim që ta braktisë funksionin deri në zgjedhje, të cilat janë caktuar për në tetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail