Stërvitje të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore, dy sulme raketore në Phenian

Seul, 2 mars 2015 (MIA) - SHBA-ja dhe Republika e Koresë sot fillojnë stërvitje të përbashkëta vjetore, në çka Pheniani u përgjigj me dy sulme raketore në Detin Japonez, transmeton TASS.

Stërvitja e parë ushtarake "Ki risolv" do të zgjasë deri më 13 mars dhe zbatohet me ndihmën e simulimit kompjuterik. Në të do të marrin pjesë 10.000 ushtarë jugokoreanë dhe 8.600 ushtarë amerikanë. Për herë të parë me stërvitjet do të udhëheqë Shtatmadhoria e forcave të armatosura në Korenë Jugore.

Në stërvitjet ushtarake do të marrin pjesë edhe ushtarë nga Britania e Madhe, Australia, Danimarka, Kanadaja dhe Franca.

Stërvitjet ushtarake "Foul igl" do të zgjasin deri më 24 mars, njofton TASS, ndërsa sipas mediave jugokoreane, stërvitjet do të zgjasin tetë muaj. Në to do të marrin pjesë 200.000 ushtarë jugokoreane dhe 3.700 ushtarë amerikanë. Këto janë manovra reale me pjesëmarrje të forcave tokësore, forcat e aviacionit, forcat detare dhe zbulimi ushtartak.

Pheniani i paralajmëroi SHBA-në dhe Korenë Jugore që të mos zbatojnë manovra ushtarake. Sot Koreka Veriore ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të vogël veprimi në Detin Japonez. Raketat janë me rreze veprimi prej 490 kilometrave. Në përgjigjen e sulmit, Koreja Jugore shpalli rritje të gatishmërisë ushtarake.

Dy raketat janë gjuajtur nga rajoni i qytetit Nampo, në rreth 60 kilometra në juglindje të Phenianit dhe me siguri kanë rënë në Detin Japonez. Pheniani, gjithashtu dërgoi edhe kërcënime kundër SHBA-së dhe Koresë Jugore për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail