Koreja Veriore e gatshme të fillojë luftë nëse provokohet nga SHBA-ja

Phenian, 2 mars 2015 (MIA) - Stërvitjet ushtarake amerikane-jugokoreane janë një aksion agresiv në kuadër të strategjisë së SHBA-së të orientuar ndaj rrëzimit të sistemit socialist në Korenë Veriore, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë koreanoveriore të Punëve të Jashtme.

Ai theksoi se "gjatë provokimit më të vogël nga ana e SHBA-së gjatë stërvitjeve ushtarake" Koreja Veriore është e gatshme të fillojë luftë të madhe për bashkimin e atdheut.

Ai theksoi se me rritjen e potencialit ushtarak amerikan në rajonin aziatik dhe të Oqeanit të Qetë, SHBA-ja tenton ta pengojë normalizimin e marrëdhënieve midis Koresë Veriore dhe Jugore.

Stërvitja e parë ushtarake "Ki risolv" zbatohet me ndihmën e simulimit kompjuterik. Në të do të marrin pjesë 10.000 ushtarë të Koresë Jugore dhe 8.600 ushtarë amerikanë. Për herë të parë me stërvitjet do të udhëheqë Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Koresë Jugore.

Në stërvitjet ushtarake "Foul igëll" do të marrin pjesë 200.000 ushtarë koreanojugor dhe 3.700 ushtarë amerikanë. Ato janë manovra reale me pjesëmarrje të forcave tokësore, forca ajrore, forca detare dhe inteligjenca ushtarake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail