Të paktën 60 xhihadistë të Shtetit islamik janë vrarë në ofensivën për çlirimin e Tikritit

Bagdad, 3 mars 2015 (MIA) - Të paktën 60 luftëtarë të grupit Shteti Islamik janë vrarë në ofensivën e armatës irakiane dhe milicive proqeveritare shiite mbi Tikritin, qytet i cili është nën kontrollin e xhihadistëve, transmeton TASS.

Luftëtarët islamikë janë vrarë gjatë bombardimeve të më shumë caqeve në Tikrit, të kryera nga forcat irakiane të aviacionit.

Sot në mëngjes luftëtarët e IS-it kanë filluar me tërheqjen e njësiteve të tyre nga qyteti.

Ofensiva në Tikrit filloi dje. Në të marrin pjesë 30.000 ushtarë.

Ofensiva tokësore, megjithatë, pengohet nga bombat e kurdisura, që islamistët i vendosin pranë rrugëve hyrëse.

Armata ka arritur ta pushtojë qarkun Harmin në lindje të Tikritit dhe dy kuarte, gjithashtu, në pjesën lindore të qytetit, ku deri më tani ka pasur xhihadistë, transmeton DPA. Është rrethuar edhe kuarti Kadisia, në periferinë veriore të Tikritit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail