Snouden është i gatshëm të kthehet në SHBA me garancion për gjykim të paanshëm

Moskë, 3 mars 2015 (MIA) - Mbrojtja e ish bashkëpunëtorit të Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA) Edvar Snouden punon në aspektet ligjore për kthimin e tij në SHBA, deklaroi avokati i Snoudenit, Anatolij Kuçerna, njoftoi TASS.

Ai së bashku me një grup juristësh nga shtetet e tjera e shqyrton këtë çështje. Snouden ka azil të përkohshëm në Rusi, por nuk planifikon të mbete në vend, deklaroi avokati i tij , duke shtuar se Snouden është i gatshëm të kthehet në SHBA nëse merrë garancion për paanshmëri të gjykatës kundër tij.

Kuçerna dekalroi se ka marrë letër nga prokurori kryesor i SHBA-së në të cilën shprehet bindja se në rast të kthimit në SHBA Snouden nuk do të dënohet me vdekje.

Në SHBA janë ngritur akuza kundër Snoudenit për publikimin e informacioneve sekrete, pasi para dy viteve  shfaqi dokumente për ndjekje masive  të komunikacionit elektronik të NSA-së.

Souden fillimisht u arratis nga SHBA-ja në Hongkong, ndërsa pastaj kaloi një muaj në pjesën transit të aeroportit "Shemretievo" në Moskë. Autoritet ruse fillimisht i dhanë azil të përkohshëm deri më 1 gusht të vitit 2014, ndërsa pastaj edhe leje trevjeçare për qëndrim në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail