Në Tikrit vritet personi i dytë i SHI-sëTeheran, 3 mars 2015 (MIA) - Gjatë operacionit të ushtrisë irakiane për vendosjen e kontrollit ndaj qytetit Tikrit sot është vrarë njeriu i dytë sipas kierarkisë së grupit xhihadist, Abu Obejdi al Tunisi, lajmëroi agjencia iraniane FARS.
Shefi i policisë në provincën Salah al Din, gjeneral Hamid al Manesi deklaroi se ushtria irakiane përparon drejt qytetit nga të tri anët. Ushtria ka liruar qindra persona të rrëmbyer, të cilët mbaheshin në një kompleks banimi në pjesën jugore të Tikritit.
Zëdhënësi i kryeministrit irakian Hajden al Abadi, Sad al Hadisi deklaroi se ushtria veçmë ka marrë kontrollin ndaj ndërtesës së Universitetit lokal shtetëror.
|