Park Geun-he: Sulmi mbi ambasadorin e SHBA-së është sulm mbi aleancën midis Seulit dhe Uashingtonit

Seul, 5 mars 2015 (MIA) - Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-he deklaroi sot se sulmi mbi ambasadorin amerikan në Seul është sulm mbi aleancën ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së.

"Bëhet fjalë jo vetëm për sulm fizik mbi një ambasador, por edhe për sulm mbi aleancën midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së", theksoi ajo përmes një kumtese.

Paraprakisht sot ambasadori amerikan, Mark Lipert i cili mori pjesë në forum në qendrën kulturore "Karlot Sexhon" në Seul u sulmua nga një burrë, i cili me vete ka pasur brisk.

Burri në momentin e sulmit mbi Lipertin ka brohoritur : "Koreja e Jugut dhe e Veriut duhet të bashkohen përsëri".

Lipert është lënduar lehtë në pjesën e fytyrës dhe dorës me ç'rast është hospitalizuar.

Sulmuesi emri i së cilit sipas medieve jugokoreane është Kim Ki-xhon (55) është lider i organizatës së majtë "Urimadan" është arrestuar nga policia, e cila për momentin është duke e marrë në pyetje.

Kim Ki-xhon në vitin 2010 u dënua me kusht me dy vjet burg për shkak se ka hedhur një copë betoni drejt ambasadorit japonez në Seul në shenjë proteste kundër pretendimeve territoriale  të Tokios në Detin Japonez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail