Diplomati i liruar iranian kthehet nga Jemeni

Teheran, 5 mars 2015 (MIA) - Diplomati iranian, Nur Ahmad Nikbaht, i cili u rrëmbye në Jemen në vitin 2013 është liruar dhe është kthyer sot në Teheran, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Nikbaht, i cili u rrëmbye nga disa sulmues të panjohur në kryeqytetin e Jemenit, Sanë në korrik të vitit 2013, mbërriti në aeroportin Mehrabad në Teheran.

"Ekipi special i Ministrisë për Shërbime për Zbulim arriti ta çlirojë Nikbhatin nga terroristët pas serisë së operacioneve komplekse dhe të vështira, të zbatuara në një pjesë të caktuar të Jemenit", deklaroi zëvendësministri iranian për Punë të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian.

Nikbaht është pengu i dytë i lartë, i cili është liruar në Jemen gjatë kësaj jave.

Një diplomat i Arabisë Saudite, i cili në vitin 2012 u rrëmbye nga pjesëtarët e rrjetit terrorist Al Kaeda, u lirua të hënën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail