Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert është shpallur fajtor për korrupsion

Tel Aviv, 30 mars 2015 (MIA) - Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert sot në mëngjes është shpallur fajtor për mashtrim dhe zhgënjim të besimit në gjykimin e serishëm për korrupsion, tre vite pasi fillimisht u lirua nga akuzat e njëjta.

Aktvendimin sot ia shqiptoi Gjykata e Qarkut të Jerusalemit.

Avokatët e Olmert paralajmëruan ankesë për aktvendimin.

Në vitin 2012 Olmert u lirua nga akuzat,  përfshirë edhe atë për pranimin e parave të gatshme në një zarf nga një ithtar i SHBA-së edhe atë në periudhën para se të bëhet kryeministër. Ky aktvendim vlerësohej si fitore e tij e madhe.

Megjithatë, ish shefja e kabinetit të tij Shul Zaken më vonë dëshmoi dhe prezantoi incizime nga biseda e Olmert, që shërbeu si dëshmi se ka pranuar para, për ç'arsye u organizua gjykim i ri, theksojnë mediat amerikane.

Këshilli gjyqësor konkludoi se Olmert paratë i ka shfrytëzuar për qëllime private, ndërsa të njëjtat nuk i ka paraqitur.

Olmert shumë vite ishte politikan.

Deputet është bërë që në vitin 1973 si anëtar i Likuidit kontrovers.  Në vitin 1993 bëhet prefekt i Jerusalemit. Dhjetë vite më vonë  ka qenë edhe zëvendëskryeministër i qeverisë  të kryeministrit Ariel Sharon. Në vitin 2005 del nga Likuid  dhe së bashku me Sharonin e themelojnë partinë qendrore Kadima. Në vitin 2008  ai dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail