Në përmbytjet në Kili e humbën jetën 23 persona dhe 57 llogariten si të zhdukur

Santijago, 1 prill 2015 (MIA) - Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 57 llogariten si të zhdukur në përmbytjet, të cilat pas reshjeve të rrëmbyeshme e goditën pjesën veriore të Kilit, kumtuan sot autoritetet e vendit.

Zëdhënësi i presidentit të Kilit, Mishel Bashele deklaroi paraprakisht se Qeveria do të ndajë pothuajse dhjetë milionë dollarë për zonat e goditura nga përmbytjet, ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mahmud Aleuj deklaroi se këto janë reshjet më të këqija, të cilat e kanë goditur pjesën veriore të vendit në 80 vitet e fundit.

Pas motit të lig, të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, që javën e kaluar shkaktoi përmbytje në shkretëtirën Atakam, përndryshe shkretëtira më e thatë në botë, banorët lokalë edhe më tej mundohen t'i nxjerrin shtëpitë dhe automobilat nga balta dhe sërish t'i vendosin rrugët në përdorim.

Përmbytjet i goditën qytetet Kopialo, Çanal, Tjera Amarila dhe Taltal, të cilat disa kilometra janë të distancuara nga kryeqyteti i Kilit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail