AI: Egjipti dhe Nigeri në vendin e parë në botë sipas aktgjykimive me vdekje në vitin 2014

Londër, 1 prill 2015 (MIA) - Mbi 1.000 nga dënimet me vdekje të shqiptuara në bot kanë qenë në Egjipt dhe Nigeri tregon raporti vjetor i "Amnesti Intërnashënall" për dënimin me vdekje.

Në raport, organizata me seli në Londër, shpreh shqetësim edhe nga rritja e dënimeve me vdekje në nivel botëror, që arrin 28 për qind. Në vitin 2014 aktvendimet me vdekje u janë shqiptuar 2.466 personave  në 55 shtete, ndërsa  janë ekzekutuar 607 persona në 22 vende. Megjithatë të dhënat e tilla janë jo të plota, sepse nuk ka informacione për Korenë Veriore dhe Kinën", theksohet në raportin e "Amnesti Internashënall".

Sipas të dhënave të organizatës vendet me më shumë ekzekutime të regjistruara për vitin 2014 janë Irani, me të paktën 289, Arabia Saudite me të paktën 90, Iraku me të paktën 61 dhe SHBA-ja me të paktën 35. Në rastin e Iranit ka qindra ekzekutime, të cilat nuk janë njohur zyrtarisht, ndërsa numri i përgjithshëm mund të arrijë deri 743 persona.

SHBA-ja është shteti i vetëm në Amerikën Veriore dhe Jugore që ka ekzekutuar njerëz në vitin 2014, theksohet në raport. Në shtet federal Teksas dhe Misuri janë kryer nga dhjetë ekzekutime. Shtetet e tjera, në të cilat kryhen dënime me vdekje janë Arizona, Florida, Ohajo dhe Olkahoma.

Në tërësi numri i ekzekutimeve në nivel botëror është ulur në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 për 22 për qind.

"Amnesti Internashënell" shprehu shqetësim nga  veprimet e ndërmarra të disa shteteve për kthimin e dënimeve me vdekje, siç janë Pakistani, Jordania, Singapori, Egjipti, Bjellorusia, EBA dhe Guineja Ekuatoriale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail