Administrata palestineze prej sot anëtare e GJNP-së

Hagë, 1 prill 2015 (MIA) - Administrata palestineze sot zyrtarisht u përfshi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, në iniciativë të presidentit palestinez Mahmud Abas pas negociatave të pasuksesshme paqësore me Iranin.

Anëtarësimi në gjykatë është pjesë e përpjekjeve më të mëdha të Palestinës që të kryejë presion ndërkombëtar në Izrael. Anëtarësimi vjen gjatë kohës kur mundësitë për ripërtëritje të negociatave për shtetin palestinez janë të vogla pas fitores së Benjamin Netanjahut në zgjedhjet në Izrael dhe retorikës së ashpër gjatë fushatës zgjedhore.

Palestina në muajin janar e nënshkroi dokumentin themelues të gjykatës, ndërsa anëtarësimi sot u bë zyrtar. Abas në muajin dhjetor nënshkroi kërkesë për anëtarësim në shumë institucione ndërkombëtare, duke e përfshirë edhe GJNP-në, që shkaktoi reagim të ashpër nga Izraeli.

Izraeli nuk është anëtare e GJNP-së, por liderët ushtarakë dhe civilë të vendit do të mund të përballen me akuzat, nëse besohet se kanë kryer krime në territorin palestinez.

Organizata për të drejtat e njeriut "Hjuman rajts uoç" e përshëndeti Drejtorinë palestineze si 123, anëtar të gjykatës.

Prokurori i përgjithshëm i GJNP-së, Fatou Bensouda veçmë hapi hetim paraprak për konfirmim nëse ekziston bazë për hetim për krime të mundshme të luftës në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës dhe në Jerusalemin Lindor.

Izraeli ashpër kundërshtoi në anëtarësimin e Palestinës në GJNP. Zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Imanuel Nahson deklaroi se procedurat unilaterale palestineze janë absolutisht kontraproduktive dhe se do ta vështirësojnë ripërtëritjen e negociatave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail