Obama: Hillari Klinton do të jetë presidente e shkëlqyeshme

Uashington, 12 prill 2015 (MIA) - Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton do të ishte presidente e mirë e SHBA-së.

"Ajo ishte kandidate e shkëlqyeshme në vitin 2008. Më mbështeti në zgjedhje. Ishte sekretare e mrekullueshme e shtetit. Ajo është mikja ime. Konsideroj se do të ishte presidente e mirë", tha Obama para shpalljes së pritur të kandidaturës së Hillari Klinton për Shtëpinë e Bardhë.

Hillari Klinton pritet sot t'i përfundojë spekulimet disamujore për të ardhmen e saj politike dhe përmes rrjeteve sociale ta shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë dhe menjëherë të fillojë fushatën për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Sipas mediumeve, Klinton, së pari, përmes video incizimit, që do ta publikojë në rrjetet sociale, do të kërkojë emërimin nga Partia demokrate, e më pas në Ajova dhe Nju Hempshir do të mbajë tubime më të vogla.

Nëse do të zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë presidente e SHBA-së. Në garën e kaluar për president, në vitin 2008, Hillari Klinton humbi nga shefi aktual i shtetit, Barak Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail