"Tajm": Putin personi më me ndikim në botë

Nju-Jork, 14 prill 2015 (MIA) - Presidenti rus, Vladimir Putin ndodhet në krye të listës prej 100 njerëzve më me ndikim në botë, tregojnë rezultatet përfundimtare të anketës së zbatuar te lexuesit e revistës amerikane "Tajm", thekson kjo revistë në internet faqen e saj.

Në anketë Putin ka fituar 6,95 për qind të votave të lexuesve, që është më shumë se të gjithë politikanët, liderët shoqërorë apo fetarë të listës, transmeton agjencia TASS.

Votimi përfundoi të premten, rezultatet janë publikuar sot, ndërsa më 16 prill do të publikohet lista sipas përzgjedhjes së redaksisë", transmeton Tanjug.

Dalaj Lama fitoi 1,7 për qind të votave, kryetari i Kishës katolike të Romës papa Françesku 1,5 për qind, presidenti amerikan Barak Obama 1,4 për qind ndërsa presidentët i Kinës, Ksi Xhinping dhe i Sirisë, Bashar al-Asad, gjegjësisht kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë marrë nga 0,9 për qind të votave të lexuesve.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton e cila dje paralajmëroi se do të kandidohet për shefe e ardhshme e shtetit ka 0,8 për qind të votave, ndërsa presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka 0,7 për qind, thekson agjencia ruse.

Në pozitën e dytë të listës ndodhet, Li Çae-rin, e njohur nën emrin CL, këngëtare jugokoreane e grupit "2NE1" me përafërsisht 6,9 të votave, ndërsa Lejdi Gaga është në pozitën e tretë me 2,6 për qind të votave.

Revista thekson se 57,38 për qind e pjesëmarrësve në anketë kanë votuar nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5,54 për qind nga Kanadaja dhe 4,55 nga Britania e Madhe, thekson TASS.

Javorja "Tajm" botohet nga viti 1923, ndërsa lista e 100 personave më me ndikim publikohet që nga viti 1999.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail