Sulm me bombë ndaj Misionit të KB-së në Mali

Bamako, 15 prill 20\15 (MIA) - Në një sulm të vetëvrasësit me bombë ndaj një kampi të Kombeve të bashkuara në veri të Malit, e humbën jetën tre civilë, ndërsa janë plagosur edhe 16 të tjerë, midis të cilëve edhe disa paqëruajtës, kumtoi KB-ja.

Sulmuesi tentoi me automobil të hyjë në kampin që e shfrytëzon Miisoni paqësor i KB-së (Minusma) në Ansong, kur është aktivizuar lënda shpërthyese.

"Në sulm janë plagosur nëntë paqëruajtës, prej të cilëve dy kanë plagë serioze, si dhe shtatë civilë të tjerë. Tre persona e kanë humbur jetën", theksoi misioni i KB-së.

Në kumtesë nuk precizohet nëse bombarduesi ka vepruar në mënyrë të pavarur ose ka pasur edhe persona tjerë në automjet.

Shefi i misionit Minusma, Mongi Hamdi, e dënoi sulmin si "të neveritshëm dhe qyqar", transmetojnë mediat franceze.

"Jam i shokuar nga fakti se paqëruajtësit e guximshëm sërish ishin cak i sulmit, si dhe civilët e pafajshëm. Këtë sulm nuk do ta pengojë Minusma nga misioni i tij të ripërtëritjes së paqes dhe sigurisë në Mali", tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail