Gjithnjë e më pak amerikanë e mbështesin dënimin me vdekje, tregon hulumtimi i qednrës "Pju"

Uashington. 17 prill 2015 (MIA) - Edhe pse shumica e amerikanëve ende e mbështesin dënimin me vdekje, kjo pjesë e popullatës amerikane e arriti nivelin e saj më të ulët në katër dekadat e fundit ose 56 për qind janë "për", ndërsa 38 për qind janë "kundër", tregon hulumtimi i qendrës "Pju" cituar nga mediat franceze.

Ulja e numrit të ithtarëve të dënimit me vdekje në SHBA është gjashtë për qind në krahasim me vitin 2011, kur ato kanë arritur 62 për qind. Kjo ulje filloi nga mesi i viteve të 90-ta. Në vitin 1996 pjesa e tyre ishte 78 për qind.

Analistët konsiderojnë se arsyeja kryesore për këtë ulje janë demokratët, midis të cilëve pjesa më e madhe janë për heqjen e dënimit me vdekje. Vetëm tani 40 për qind e tyre i mbështesin ekzekutimet, në krahasim me 56 për qind në vitin 2011.

Hulumtimi është kryer midis 1.500 persona në periudhën midis 25 dhe 29 mars.

Megjithatë, 63 për qind e të anketuarve  ende konsiderojnë se dënimi me vdekje është moralisht i arsyetuar për veprat e rënda penale, si vrasjet, edhe pse 71 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar nga rreziku që të ekzekutohet njeriu me faj.

Mbi gjysma e amerikanëve ose 52 për qind konsiderojnë se ka rrezik më të madh që të ekzekutohet personi me ngjyrë. Midis të anketuarve, me këtë mendim pajtohen 77 për qind e personave me ngjyrë, 70 për qind e demokratëve dhe 60 për qind e njerëzve me arsim të lartë.

Amerikanëve në tërësi janë keq të informuar për situatën me dënimin me vdekje në SHBA dhe vetë pak mbi një të tretën prej tyre kanë njohuri se numri i ekzekutimeve në vend zvogëlohet, vëren qendra "Pju".

Nga fillimi i vitit në SHBA janë ekzekutuar 13 persona, ndërsa për tërë vitin 2014 - 35 persona. Ky numër tani më 20 vite është në ulje të vazhdueshme, tregojnë të dhënat e Qendrës informative për dënim me vdekje (DPIC).

Në vitin 1999 në SHBA janë kryer 98 ekzekutime, që ishte numri më i lartë nga vendosja e dënimit me vdekje në vitin 1976.

Njëzetë e nëntë shtete amerikane dhe kryeqyteti federal Uashingtoni e hoqën dënimin me vdekje ose ndaluan ta zbatojnë. Tre shtetet Misuri, Teksas dhe Florida kanë kryer 80 për qind të të gjitha ekzekutimeve në vitin 2014.

Një seri e ekzekutimeve veçanërisht torturuese nga vuajtjet, megjithatë, shkaktuan reagim të fuqishëm publik dhe sipas DPIC kontribuuan për dobësimin e mbështetjes së amerikanëve për dënimin me vdekje, vënë në dukje mediat francez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail