KB-të kërkojnë 274 milion dollarë ndihmë urgjente për Jemenin

Aman, 17 prill 2015 (MIA) - Kombet e Bashkuara (KB) dhe organizatat humanitare në Jemen sot kërkuan "kontribut urgjent" prej 273,7 milionë dollarësh në mënyrë që t'u përgjigjen nevojave humanitare në këtë vend të varfër, të shkatëruar nga lufta qytetare.

Sipas kumtesës së KB-së të shpallur në Aman, "Kombet e Bashkuara dhe partnerët e tyre humanitar në Jemen nga bashkësia ndërkombëtare kërkuan kontribut urgjent prej 273,5 milionë dollarë që të përgjigjet në nevojat vitale dhe të mbrohen më shumë se 7,5 milionë persona të goditur nga intensifikimi i përleshjes".

"Sulmet ajrore dhe përleshjet detyruan mijëra familje të ikin nga shtëpitë e tyre. Familjet mundohen të vijnë deri te ilaçet, uji, ushqimi dhe karburantet", citohet në kumtesën e transmetuar nga mediat franceze.

Situata humanitare në Jemen nuk ndalet së keqësuari, ndërsa kriza u shndërrua në luftë të hapur kur kryengritësit shiitë në korrik të vitit 2014 e filluan ofensivën e cila u mundësoi të arrijnë deri tek pushteti në Sanë dhe të pushtojnë  rajone në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail