Të paktën 10 të vdekur gjatë sulmeve të Boko Haramit në Kamerun

Jaunde, 17 prill 2015 (MIA) - Të paktën dhjetë persona janë vrarë gjatë sulmeve të pjesëtarëve të grupit islamist Boko Haram ndaj dy fshatrave në Kamerun, njoftoi sot armata kamerunase.

Sipas të njejtave burimeve, sumet janë kryer ndaj fshatrave Bia dhe Blaberi në qarkun verior kamerunas Kolofata, me ç'rast pjesëtarët e Boko Haramit kanë ikur në Nigeri.

Kjo është informata e parë për sulme të Boko Haramit në territorin kamerunas gjatë disa javëve të fundit, pasi që pjesëtarë të Armatës së Nigerisë, së bashku me ushtarë nga Kameruni, Nigeri dhe Çadi arritën t'i përzënë islamistët nga disa rajone kufitare.

Në sulme të pjesëtarëve të Boko Haramit në Nigeri dhe në shtetet fqinje gjatë gjashtë muajve të fundit janë vrarë disa mijëra persona. Boko Haram angazhohet për formim të shtetit islamik me të drejtë Sheriati për pjesën verilindore të Nigerisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail