Në Jemen 52 viktima në një ditë

Sanë , 19 prill 2015 (MIA) - Të paktën 52 persona humbë jetën në 24 orët e fundit në Jemen, njoftun autoritetet shëndetësore dhe lokale, njofton DPA.

Punëtorët shëndetësorë thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në qytetin Taez në Jemen, gjatë përleshjeve ndërmjet kryengritësve shiitë huthi dhe lojalistëve të presidentit, Abd-Rabbo Manosur Hadi.

Banorët thanë se këtë qytet në pjesën jugperëndimore të Jemenit, dje e kishin tronditur eksplodimet dhe të shtënat nga armët e zjarrit.

Të premten, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër pallatit presidencial në Taez, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Jemen, dhe në pozicionet e forcave speciale të ish-presidentit, Ali Abduallah Saleh, që tash janë aleatë me kryengritësit shiitë huthi.

Viktima ka pasur edhe në Aden, ku janë vrarë 13 civilë , midis të cilëve tre gra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail