Ish-roja në Aushvic pranon se "moralisht është fajtor"

Berlin, 22 prill 2015 (MIA) -  Ish roja e nazizmit Oskar Greoning (93) i njohur si "llogaritar i Aushvitcit", ka pranuar se "moralisht" është fajtor.

Greoning foli në fillim të gjyqit të tij për të qenë një pjesëmarrës për vrasjen e të paktën 300 mijë hebrenjve në kampin e përqendrimit .

Ai e përshkroi rolin e tij që kishte në Aushwitz e që ishte të numërojë paratë e konfiskuara nga të rinjtë. Groening tha se është dëshmitar për vrasjet masive, por mohoi çdo rol të drejtpërdrejtë në gjenocid .

Aktakuza merret vetëm me të ashtuquajturin "Operacioni i Hungarisë" kur më shumë se 434 mijë hebrenj hungarez u dërguan në Auschwitz, diku rreth 300 mijë prej tyre ishin vrarë në dhomat më gaz.

Avokati Donat Hebert, që përfaqëson shtatë viktimat në këtë rast ka thënë se deri më tani më shumë se 60 viktima janë përfaqësuar në gjyq.

"Ndërsa unë përfaqësoj shtatë nga ta", ka thënë avokati Hebert për KosovaPress.

Sipas tij gjykimi ka gjasa të zgjasë deri në korrik ku janë paraparë 25 seanca gjyqësore.

Deri më tani sipas Hebert janë pesë avokatë, të cilët përfaqësojnë më shumë se 50 viktima të Holokaustit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail