Franca dhe Arabia Saudite me thirrje që marrëveshja për programin bërthamor iranian të mos e pengojë stabilitetin rajonal

Rohaj, 5 maj 2015 (MIA) - Arabia Saudite dhe Franca bënë thirrje sot që marrëveshja për programin bërthamor iranian të sigurojë që Teherani të mos e minojë baraspeshën rajonale dhe të mos paraqesë kërcënim për fqinjët.

"Franca dhe Arabia Saudite e konfirmojnë domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes së përhershme dhe obliguese me Iranin. Me një marrëveshje të tillë nuk guxon të destabilizohet siguria dhe stabiliteti i rajonit e as të ketë kërcënime për sigurinë dhe stabilitetin e fqinjve iranian", theksojnë dy shtetet në kumtesë.

Franca është midis grupit të shteteve i cili siguron marrëveshje kalimtare me Iranin që duhet të nënshkruhet deri më 30 qershor.

Kumtesa është publikuar në kohën kur presidenti francez Fransoa Oland është për vizitë në Riad. Oland sot do të marrë pjesë në takimin e Këshillit për bashkëpunimit të gjirit që mbahet në kryeqytetin saudit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail