Osama bin Laden ka përgatitur sulme në SHBA dhe Evropë deri në ditët e fundit të jetës së tij

Uashington, 21 maj 2015 (MIA) - Ish lideri i rrjetit terrorist Al Kaeda, Osama bin Laden ka përgatitur sulme terroriste në SHBA dhe në Evropë deri në momentin e fundit para se të vritet nga komandot amerikane në operacionin në qytetin pakistanez Abotabad më 2 maj të vitit 2011, lajmëron TASS.

Për këtë dëshmojnë dokumentet personale të "terroristit numër një ndërkombëtar" të konfiskuara gjatë vrasjes së tij dhe të publikuar dje nga drejtori i inteligjencës kombëtare të SHBA-së me urdhër të presidentit amerikan, Barak Obama.

Në letrat deri tek ithtarët e tij lideri i Al Kaedës vazhdimisht ka bërë thirrje për "fokusimin të përpjekjeve në vrasjen e amerikanëve", dhe ka theksuar se ai nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër për të ndryshuar politikën e jashtme të SHBA-së.

Në të njëjtën kohë ai ka planifikuar dhe i ka mbikëqyrur personalisht organizimin e operacioneve terroriste në Evropë. Për shembull, në një nga mesazhet së bashku me udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e "operacion jashtë vendit," ai ka shkruar për përgatitjen e një sulmi ndaj hebrenjve në Danimarkë.

"Ne kemi dërguar atje një grup prej tre personave, caku i të cilëve ishin amerikanët, por lidhja ishte humbur", i ka shkruar Bin Laden një bashkëpunëtori.

Ai gjithashtu u është drejtuar myslimanëve mbarë botën me thirrjet për të udhëhequr "luftë të shenjtë kundër të pafeve" në vend të parë kundër amerikanëve.

Ai ka përqeshur "luftën kundër terrorizmit", të shpallur në vitin 2001 nga presidenti i atëhershëm amerikan Xhorxh Bush dhe ka shprehur habi pse forcat ushtarake amerikane kërkojnë armë për shkatërrim në masë në Irak, "kur atje nuk ka armë të tilla."

Lista e dokumenteve të gjetura në shtëpinë e Bin Ladenit dhe të publikuara në SHBA, përfshijnë qindra letra deri tek anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe vlerësimet e demonstratave anti-qeveritare në Egjipt, luftërat në Afganistan dhe Irak dhe zhvillimet e tjera në atë kohë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail