SHI kontrollon gjysmën e territorit të Sirisë

Bejrut, 21 maj 2015 (MIA) - Grupi "Shteti Islamik" kontrollon më shumë se gjysmën e territorit të Sirisë për sulmet drejt perëndimit dhe marrjen nën kontroll të qytetit qendror Palmira, njoftoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Grupi sunit mbrëmë vonë e mori qytetin antik në shkretëtirën siriane Palmira, që është pushtimi i parë i një vendbanimi të madh nën kontrollin e forcve qeveritare siriane, transmeton BTA.

Rajonet që ISH-ja momentalisht i kontrollon në Siri  janë në pjesën më të madhe pjesë me popullsi të rrallë. Qytetet kryesore siriane, duke përfshirë edhe qytetin e Damsakut, ndodhet në pjesën perëndimore përgjatë kufirit me Libanin dhe bregdetin dhe vlejnë si priroritet i forcave siriane të armatosura.

SHI-ja në tuiter publikoi se pas kapitullimit të frocave qeveritare grupi ka vendosur kontroll të plotë mbi Palmirën, duke përfshirë aeroportin ushtarak dhe burgun e qytetit.

Tani për tani nuk ka informacione se xhihadistët kanë filluar me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore-historike në Palmira, që është një nga pjesët antike në Siri në listën e UNESKO-s me trashëgimi botërore kulturore.

Qendra theksoi se SHI-ja tani kontrollon rreth 95 mijë kilometra katrorë, që është gjysma e territorit të përgjithshëm të Sirisë. Grupi xhihadist është i pranishëm në 14 provinca, kryesisht në lindje dhe në veri.

SH-ja e filloi ofensivën kundër forcave të regjimit në Palmirë më 13 maj, duke e shfrytëzuar lodhjen e armatës siriane, e cila më shumë se katër vite lufton me grupe të ndryshme kryengritëse që dëshirojnë të rrëzojnë nga pushtetit Bashar al Asadin.

Ndërmarrja e Palmirës ka edhe domethënie simbolike, sepse në qytet ndodhet edhe burgu më i madh politik, ku janë vrarë me qindra islamistë në vitin 1980 pas tentativës për rrëzimin e presidentit të atëhershëm Hafez Asad, i ati i Basharit.

Qyteti Palmira ka pozicion strategjik në rrugën midis Homs në Sirinë qendroroe dhe kryeqytetit Damask në perëndim dhe Der az Zur në linje.

"Nuk ka energji elektrike për katër ditë. Në spitale ka mungesë të barërave", deklaroi shefi i Qendrës për monitorimin e të drejtave të njeriut Rami Abdelrahman, transmeton DPA.

Sipas tij mbi 100.000 banorë, refugjatë nga pjesët e tjera të vendit kanë banuar në Palmira, para se të bjerë në duart e SHI-së.

Palmira është qyteti i dytë më i madh i marrë nga SHI-ja për më pak se një javë. Të dielën ata e morën qytetin irakain Ramadi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail