BE-ja druan se SHI do ta shkatërojë trashëgiminë kulturore në Palmirë

Bruksel, 21 maj 2015 (MIA) - Shefja e diplomacisë evropiane Frederika Mogerini paralajmëroi sot mundësinë për krime lufte në Palmira dhe shkatërrimin e monumenteve kulturore,  pasi këtë qytet të lashtë e ndërmorën luftëtarët e Shtetit Islamik.

Mijëra njerëz i janë ekspozuar rrezikut nga dhuna, ndërsa monumenteve kulturore u kërcënohet shkatërrim, paralajmëroi Mogerni në kumtesë, duke theksuar se "Palmira është simbol i trashëgimisë kulturore siriane dhe udhëkryq i civilizimeve nëpër histori".

Sipas raporteve, qindra njerëz e humbën jetën kur xhihadistët sot e okupuan Palmirën, e cila është nën mbrojtjen e UNESKO-s, si trashëgimi kulturore botërore.

Mogerini, gjatë turnesë aktuale në Lindjen  e Afërt, theksoi se BE-ja ka ndërmarrë hapa  përkatës për pengimin e trafikimit me sende kulturore, duke shtuar se trafikimi drejtpërdrejtë kontribuon për financim  e SHI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail