Obama: Rënia e Ramadit hap taktik, por nuk e humbim luftën

Uashington, 21 maj 2015 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se rënia e qytetit irakian Ramadi, në duart e Shtetit Islamik , ishte "hap taktik prapa", por shtoi se nuk mendon që koalicioni po e humb luftën kundër ekstremistëve.

“Nuk ka dyshim se në hapësirat sunite, ne duhet ta shtojmë jo vetëm trajnimin, por edhe përkushtimin, dhe t’i kemi fiset sunite më aktive se sa aktualisht ishin ato", tha Obama

Këto komente u bënë pasi luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik, e morën kontrollin ndaj Ramadit, javën e kaluar, ndërsa dje e morën kontrollin e plotë ndaj qytetit të lashtë sirian Palmira, ku gjendet një hapësirë e mbrojtur nga UNESCO.

 "Do të vazhdoj ta urdhëroj ushtrinë për t’i ndihmuar forcat irakiane, në mënyrë që ato ta sigurojnë vendin e vet, dhe do të dërgoj ndihmë diplomatike dhe ekonomike, që është e domosdoshme për ata për stabilizim", tha presidenti amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail