SHI e mori vendkalimin e fundit kufitar ndërmjet Sirisë dhe Irakut

Bejrut, 22 maj 2015 (MIA) - Organizata xhihadiste Shteti islamik (SHI) e mori vendkalimin e fundit kufitar të Sirisë me Irakun pas tërheqjes prej atje të forcave të regjimit sirian, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Vendkalimi Al Tanf, siç quhet në Siri, apo Al Valid në Irak, ndodhet në provincën siriane Homs, ku të mërkurën SHI e mori kontrollin ndaj qytetit antik Palmira nga forcat qeveritare.

Një pjesëtar i SHI-së konfirmoi se grupi e mori kontrollin ndaj vendkalimit, i cili ndodhet 240 kilometra larg Palmirës, lajmëroi BTA.

Përfaqësues irkaianë deklaruan se forcat irakiane gjithashtu janë tërhequr nga ana e tyre e vendkalimit.

Tani për tani nuk dihet se kur saktësisht SHI ka vendosur kontrollin ndaj vendkalimit.

SHI gjithashtu e kontrollon vendkalimin kufitar ndërmjet provincës siriane Deir al Zur dhe provincën irakiane Anbar, ndërsa vendkalimi tjetër i provincës ndërmjet dy vendeve në Sirinë verilindore ndodhet nën kontrollin e milicive kurde.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail