Rusia heq dorë nga marrëveshja me Francën për anijet "Mistral"

Moskë, 26 maj 2015 (MIA) - Rusia sot kumtoi se heq dorë nga marrëveshja me Francën për furnizimin e dy bartësve të helikopterëve "Mistral", me vlerë 1,2 miliardë euro dhe se në vend të kësaj, ajo do të orientohet ndaj ndërtimit të anijeve të saj ushtarake, njoftoi TASS.

Nënkryetari i Komisionit ushtarak-industrial rus, Oleg Boçkarov deklaroi se Rusia nuk do t'i ndërmerr anijet e porositura franceze dhe se tani e shqyrton çështjen për pagesën e dëmshpërblimit nga Franca.

"Kjo është punë e përfunduar. Tani ka vetëm një diskutim dhe kjo për shumln e parave që duhet t'i kthehen Rusisë", shtoi Boçkarov.

Sipas tij, së shpejti në Rusi do të udhëtojë delegacioni francez në negociata rreth vlerës së dëmshpërblimit.

Boçkarov theksoi se Rusia tani është e oriantuar ndaj ndërtimit të anijeve të saj ushtarake, të cilat do t'i zëvendësojnë anijet "Mistral", por të cilat nuk do të jenë kopje e tyre. 

Rusia dhe Franca në vitin 2011 lidhën marrëveshje për ndërtimin e dy bartësve të aeroplanëve të tipit "Mistral" në kantierët francezë për ndërtimin e anijeve për nevojat e marinës ushtarake ruse.

Sipas marrëveshjes, "Mistral"-in e parë Franca duhej t'ia dërgojë Rusisë gjatë vjeshtës në vitin 2014, ndërsa të dytin këtë vit.

Megjithatë, Franca vitin e kaluar e ka ndaluar dërgesën e "Mistral"-it të parë për shkak të krizës në Ukrainë dhe paralajmëroi se nuk do ta dërgojë as anijen e dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail