Votim i pasuksesshëm për mosbesim të Qeverisë çeke

Pragë, 26 maj 2015 (MIA) - Parlamenti çek e ka hedhur poshtë nismën për votim  të mosbesimit të kabinetit të kryeministrit Bohusllav Sobotka, njofton korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Propozimi është parashtruar nga deputetët e partive opozitare, TOP 09, Partia qytetare demokratike (ODS) dhe shoqata "Zora", të cilët me 47 vota të siguruara nuk arritën të sigurojnë 101 votat e nevojshme nga gjithsej 200 vende deputetësh.

Iniciatorët kërkuan që Parlamenti të votojë kundër Qeverisë së Sobotkës për shkak të përplasjes së interesave, të cilët konsiderojnë se ekziston në punën e ministrit të Financave dhe nënkryetarit  Andrej Babish, sepse ai posedon kompani, e cila merr edhe tenderë qeveritarë.

Sipas Sobotkës, të djathtëve u pengon ajo që Qeveria e plotëson programin e saj, si dhe planet e saj për vendosje të masave kundër evazionit fiskal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail