Berlin: Nuk ka nevojë për alarm për Greqinë

Berlin, 29 qershor 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel është e gatshme të angazhohet në bisedimet e mëtutjeshme me kryeminsitrin grek Aleksis Cipras, nëse ai shpreh dëshirë të tillë, deklaroi në Berlin zëdhënësi i Qeverisë gjermane në konferencën e rregullt pë shtyp.

"Kuptohet se kancelarja është e gatshme për bisedime të mëtutjeshme nëse ai me të vërtetë e dëshiron atë", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Shtefen Zajbert.

Sipas kolegut të tij nga Minsitria e Financave, siç lajmëoi korrespopndenti i MIA-s nga Berlini, nuk ka nevojë për alarm për shkak të Greqisë, sepse vendi është vetëm pjesë e vogël e ekonomisë së eurozonës.

Paraprakisht, Merkel para kryesisë së partisë së saj deklaroi se tani nga Greqia varet se çfarë potezi do të tëheqë në mënyrë që të tejkalohet gjendja më e re.

Para kolegëve të vet nga Partia demokristiane (CDU), Merkel porositi se Greqia duhet të tëheqë hap në mënyrë që të tejkalohet kriza ndërmjet vendit dhe partnerëve nga eurozona lidhur me bllokimin e reformave.

Merkel kolegëve të vet partiak, sipas pjesëmarrësve të bisedës siç transmetojnë isa mediume gjermane, gjithashtu u tha se vendimet për Greqinë mund të sillen çdo ditë duke pasur parasysh nivelin e tanishëm të lartë të pasigurisë.

Kancelarja gjermane sot duhet t'i drejtohet opinionit gjerman në mënyrë që ta sqarojë gjendjen e re në Greqi, ku të dielën më 5 korrik duhet të mbahet referendum për ofertën e kreditorëve.

Gjermania është kreditori më i madh grek me mbi 70 miliardë euro ndihmë për vendin, ndërsa rreth pesë miliarëd euo në banka gjermane janë pjesë e sistemit aktiv bankar grek, i cili është bllokuar deri në mbajtjen e referendumit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail