Putin premtoi përkrahje për presidentin e SirinëMoskë, 29 qershor 2015 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin, në takimin në Moskë me ministrin sirian të Punëve të Jashtme Valid al Mualem, premtoi përkrahje për presidentin e Sirisë Bashar al Asad dhe ka apeluar deri te shtetet e Lindjes së Afërt të bashkohen në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.
"Politika për përkrahje të Sirisë, për udhëheqësinë siriane dhe për popullin sirian mbetet e pandryshuar", theksoi Putin.
Ai shtoi se Rusia kontakton me vendet e rajonit, duke e përfshirë edhe Turqinë dhe Arabinë Saudite, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në luftën kundër SHI.
Al Mualem paraprakisht u takua edhe me ministrin rus për Punë të Jashtme Sergej Lavrov.
"Duhet të bashkuar të luftojmë kundër terrorizmit dhe në luftën kundër Shtetit Islamik. Xhabhat al Nusra dhe grupet e tjera. Kuptimi i kërcënimeve të përbashkëta duhet të jetë mbi idetë gjeopolitike individuale dhe qëllimet njëpalëshe", theksoi Lavrov.
Ai shtoi edhe se kërkesa për ndërrim të regjimit në Siri është e kundërta me konventën e Gjenevës dhe është në interes të terroristëve.
"Damasku e përkrah idenë për krijim të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër grupit terrorist SHI me pjesëmarrje të SHBA-së dhe të Turqisë, por ajo nuk është e lehtë të realizohet", theksoi Mualem.
Ai shtoi se Rusia i ka premtuar Sirisë ndihmë ushtarake, politike dhe ekonomike.
|