UEFA kumtoi: Superkupa evropiane 2017 do të luhet në Shkup

Shkup, 30 qershor 2015 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë e fitoi besimin nga UEFA për organizimin e duelit ekskluziv midis fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin e vitit 2016-2017.

Vendimin e solli Komiteti ekzekutiv i Unionit evropian të futbollit në takimin në Pragë, ndërsa në konferencë për shtyp sot e kumtoi Xhani Infantino, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.

Shkupi në muajin gusht të vitit 2017 do të jetë nikoqir i dy ekipeve më të mira evropiane që paraqet mirënjohje të madhe për futbollin e Maqedonisë dhe Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilët marrin organizim historik në një ngjarje të lartë evropiane të futbollit.

UEFA në Federatën e futbollit të Maqedonisë ka partner i cili me përkushtim do të punojë në organizimin e suksesshëm të ngjarjes më të madhe sportive dhe të futbollit që Maqedonia do ta organizojë.

Ndeshja nën ombrellën e UEFA-s filloi të organizohet në vitin 1973. Milani është ekipi më i suksesshëm me pesë tituj të fituar. Në gusht të këtij viti, Barcelona dhe Sevilja do të luftojnë për trofeun në Tbilisi. Pasi UEFA vendosi që Superkupa të mos luhet vetëm në Monako, ajo u mbajt edhe në Kardif (viti 2014) dhe Pragë (2013).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail