KB: Numër rekord i emigrantëve në Evropë nga Deti Mesdhe në gjysmën e parë të vitit

Gjenevë, 1 korrik 2015 (MIA) - Numër rekord i emigrantëve, 137 mijë kanë arritur nga Deti Mesdhe në Evropë në gjysmën e parë të vitit, theksohet sot në raportin e publikuar të komisarit të lartë të KB-së për refugjatë, Antonio Guteresh.

Në dokument theksohet se kjo është rritje drastike prej 83 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shumica prej këtyre emigrantëve janë nisur në rrezik, ndërsa shpeshherë edhe udhëtime vdekjeprurëse me anije jo të sigurta për të ikur nga konfliktet në vendet e tyre.

Situata do të duhej të përkeqësohej me përmirësimin e kushteve meteorologjike gjatë verës, kur aktivizohen tregtarët me njerëz.

Në vitin 2014, 219 mijë emigrantë e kanë kaluar Detin Mesdhe, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2014 ky numër ka arritur 75 mijë.

"Evropa është përballur me krizën e refugjatëve, të cilët vijnë nga deti dhe e cila mori përmasa historike", theksohet në raportin e Guteresh.

Pjesa më e madhe e njerëzve të cilët arrijnë përmes detit në Evropë janë refugjatë të cilët kërkojnë mbrojtje nga luftërat dhe ndjekjet penale, thuhet në dokument.

Pjesa më e madhe e refugjatëve përmes Detit Mesdhe kanë arritur deri në Itali dhe Greqi, ndërsa një e treta prej tyre vijnë nga Siria, e cila është shkatërruar nga lufta qytetare. Dymbëdhjetë për qind e emigrantëve janë nga Afganistani dhe Eritreja.

Shtetet tjera nga të cilat vijnë numri më i madh i refugjatëve janë Somalia, Nigeria, Iraku dhe Sudani.

Në dokument theksohet se 1.867 prej tyre kanë vdekur gjatë udhëtimeve të ndryshme përmes Detit Mesdhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail