Rreth tirdhjetë persona në karantinë në Çeki për shkak të një rasti të dyshuar të MERS-it

Pragë, 3 korrik 2015 (MIA) - Një mashkur tek i cili janë shënuar simptome të virusit vdekjeprurës MERS është hospitalizuar në repartin infektiv në spiralin "Na Bulovce" në Pragë, njoftoi ministri çek i Shëndetësisë Svatopluk Njemeçek.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, pacienti është i vendosur në pjesë speciale e izoluar nga rrethina, ndërsa rreth 30 persona të cilët kanë qenë në kontakt me të ndodhen në karantinë.

Pacienti paradokohe është kthyer nga Koreja e Jugut, ndërsa të enjten përmes agjencisë turistike ka udhëtuar për në Polni, kur gjatë udhëtimit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për shkak të temperaturës së lartë dhe dyshimit për virusin e rrezikshëm MERS është dërguar në spital.

Personat të cilët kanë udhëtuar me të në autobus janë në karantinë.

Para disa javëve edhe tek një pacient i cili është kthyer nga Koreja e Jugut ekzistonte dyshim për MERS, por testet ishin negative.

MERS-in e shkakton koronavirusi nga lloji i viruseve i cili është përgjegjës për sëmundjen SARS, e cila në vitin 2003 mori jetën e rreth 800 personave.

Fillimisht u paraqit në Lindjen e Afërt në vitin 2012, ndërsa momentalisht është aktual në Korenë e Jugut, ku tashmë kanë vdekur rreth 350 persona, ndërsa mbi 1.000 janë infektuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail