Zeman: Televizioni shtetëror çek gënjen

Pragë, 3 korrik 2015 (MIA) - Presidenti çek Millosh Zeman, i cili për momentin gjendet për pushime në vilën e tij, e akuzoi Televizionin çek (ÇT) se gënjen, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga.

"Televizioni çek kohë më parë publikoi se disa ditë nuk kam dalë nga shtëpia. Unë të dielën jam takuar me rreth tridhjetë miq, ndërsa të mërkurën me njëzet të tjerë. Mund të shihet se televizioni çdoherë gënjen", deklaroi Zeman para një grupi të gazetarëve të cilët bënin reportazh për atë se si relaksohet ai gjatë pushimit.

Televizioni çek mohoi se ka publikuar një artikull të tillë, ndërsa gazetarët e fyer në Tuiter kanë shkruar se presidenti për gjithçka e akuzon televizionin shtetëror dhe nuk sheh dallim se kur lajmet e tilla publikohen në televizionet e tjera.

Parashihet se Zeman ka menduar në artikullin i cili për të u transmetua në një televizion komercial vendor.

Zeman një kohë të gjatë e kritikoi televizionin shtetëror. Ai kohë më parë u deklarua edhe për heqjen e taksës radiodifuzive, duke propozuar që njerëzit këtë shumë ta japin për qëllime vullnetare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail