Në Hagë janë arrestuar mbi 200 persona për shkak të orës policore

Hagë, 3 korrik 2015 (MIA) - Policia në Hagë kumtoi se mbrëmë ka arrestuar më shumë se 200 persona për shkak të shkeljes së orës policore, ndërsa trazirat në atë qytet vazhdojnë veçmë natën e katërt me radhë.

Protestat në pjesën e qytetit, i cili quhet  Shildersdvik, ku kryesisht jetojnë migrantë, filluan të hënën për shkak të vdekjes së një imigranti nga Karaibet në paraburgim policor.

Megjithatë, trazirat e natës nuk përmbajnë kurrfarë porosi të protestës.

Banorët kanë kërkuar nga policia dhe politikanët të vendoset rend, ndërsa kryeministri Mark Rute deklaroi se të rinjtë të cilët kanë gjuajtur me mjete shpërthyese dhe të cilët i kanë goditur policët me mbeturina janë "retarduar".

Majori i policisë Jozijas van Artsen premtoi aksion më të ashpër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail