Në Gjermani janë matur 40,3 gradë rekorde

Berlin, 6 korrik 2015 (MIA) - Gjermania veç disa ditë është e përfshirë nga vala e të nxehtit, dhe dje në qytetin bavarez Kicingen janë matur 40,3 gradë Celsius rekorde, kumtoi Shërbimi meteorologjik gjerman.

Kjo është temperatura më e lartë e ajrit e shënuar në Gjermani që nga viti 1881, që kur mbahen të dhënat meteorologjike. Rekordi i mëparshëm ishte 40,2 gradë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, temperaturë edhe më e lartë është matur në Universitetin në Karsrue, e cila nuk llogaritet si stacion zyrtar i matjes.

Përndryshe, krahas në Gjermani edhe në Holandë, Britani të Madhe, Tajlandë dhe Kolumbi gjatë këtij muaji të korrikut janë matur temperatura më të larta në histori.

Mot ekstrem i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme ku më të rrezikuar do të jenë Gjermania, Zvicra dhe Austria, ku më pas vala e nxehtë pritet të lëshohet në Evropën Juglindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail