Deri në tetë vite burgim për sllovakët të cilët luftojnë në Ukrainë

Bratisllavë, 6 korrik 2015 (MIA) - Shtetasit sllovakë, të cilët si vullnetarë dhe mercenarë shkojnë të luftojnë në rajone të huaja lufte, pas kthimit të tyre në atdhe do të dënohen me dënim me burg prej dy deri në tetë vite.

Dënimet e këtilla janë paraparë me propozim-ligjet në Kodin penal, të dorëzuara nga ministri sllovak i Punëve të Brendshme Robert Kalinjak.

Sllovakia deri më tani mund t'i dënonte qytetarët e saj nëse luftojnë për ushtri të huaj, por jo edhe sllovakët të cilët iu bashkangjisnin separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, për shkak se nuk bëhet fjalë për njësite të ushtrisë së rregullt, por sipas ligjeve sllovake për grpe të armatosura.

Nëse Qeveria dhe parlamenti në Bratisllavë i miratojnë ndryshimet, atëherë shtetasve sllovakë do t'u ndalohet inkuadrimi në grupe paraluftarake në territor të huaj dhe inkuadrim në luftë të huaj, pa dallim se nëse për atë janë paguar ose janë motivuar ngaideologjia ose feja.

Dënim prej dy deri tetë vite burgim u kanoset edhe atyre sllovakëve të cilët në mënyrë indirekte do ta mbështesin luftën e huaj, si për shembull me rekrutimin e vullnetarëve, me propagimin e tyre dhe me financim ose trajnim të qytetarëve sllovakë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail