Uikiliks: Shefi i diplomacisë gjermane është përgjuar nga viti 2005

Berlin, 21 korrik 2015 (MIA) - Bisedat e përgjuara të publikuara të ministrit aktual të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnamer datojnë nga fundi i vitit 2005 menjëherë pasi është kthyer ai nga Uashingtoni ku është takuar me homologen e tij Kondoliza Rajs. Dëshmitë të cilat i publikon Uikiliks dëshmojnë se krahas Shtajnmaerit si dhe 20 qëllime të tjera në MPJ-në gjermane agjencia nacionale e sigurisë amerikane (NSA) ka spiunuar një numër të madh të diplomatëve gjermanë që para 11 shtatorit të vitit 2001. Në mesin e tyre janë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Joshka Fisher i cili ka qenë edhe zëvendëskancelar në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2005.

Sipas bisedave të përgjuara të Shtajnmaerit nga viti 2005 ai ka qenë i relaksuar pasi që nuk ka marrë përgjigje përfundimtare nga sekretari shtetëror i SHBA-së për raportet se përmes CIA-s në mënyrë ilegale përmes Gjermanisë në burgje të fshehta në Evropën Lindore ka transferuar të dyshuar për terrorizëm dhe atje i ka marrë në pyetje. Në këtë periudhë autoritetet gjermane kanë përjashtuar çdo mundësi se CIA e ka shfrytëzuar territorin e Gjermanisë për operacionet e saja të fshehta në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Uikiliksit Shtajnmaer ka qenë pjesë e përgjimit të NSA-së edhe për shkak të pozitës së tij paraprake si shef i personelit të kancelarit Gerhard Shreder i cili drejtpërdrejt i ka koordinuar shërbimet sekrete gjermane. Në raportin e Uikiliskit përmendet edhe rasti me shtetasin gjerman Kaled El - Masri i cili pasi në vitin 2003 është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanoc i është dorëzuar CIA-s e cila më vonë e ka dërguar në Afganistan. Kur CIA ka përcaktuar se bëhet fjalë për njeri të gabuar ai është lënë në Shqipëri. Për shkak të El - Masrit Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut caktoi dëmshpërblim prej 60 mijë euro pasi që u përcaktuar se Maqedonia e ka shkelur nenin 3 të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut, me të cilin ndalohet sjellja jonjerëzore dhe poshtëruese, nenin 5 të drejtën e lirisë dhe sigurisë, nenin 8 të drejtën e jetës private dhe familjare, si dhe nenin 13 të drejtën e gjykimit të drejtë.

Sipas konstatimeve të Uikiliksit NSA krahas Shtajnmaerit ka spiunuar edhe 20 telefona të tjerë në MPJ-në gjermane në mesin e tyre 11 numra celularë dhe telefonin të cilin ministri e ka shfrytëzuar në Partinë e tij Socialdemokrate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail