Berlini kërkon që Uashingtoni t'i sqarojë thëniet e Uikiliksit

Berlin, 22 korrik 2015 (MIA) - Ministria gjermane e Punëve të Jashtme kumtoi se përfaqësuesi i saj i lartë ka kërkuar nga ambasadori amerikan në Berlin të bëjë presion me qëllim që Uashingtoni t'i spastrojë akuzat e publikuara nga Uikiliks, sipas të cilave, shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Ualter Shtajnmajer ka qenë cak i përgjimit sistematik.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, zëdhënësi i Minsitrisë, Martin Jeger deklaroi se zëvendës ministri Shtefan Shtajnlajn dje ka biseduar me ambasadorin amerikan Xhon Emerson, vetëm rreth dhjetë orë pasi që Uikiliks publikoi dokument prej të cilit shihet se Shtajnmajer ka qenë i përgjuar menjëherë pasi që ishte kthyer nga vizita zyrtare në Uashington, ku është takuar me kolegen e atëhershme Kondoliza Rajs.

Sipas Jeger, Gjermania insiston të marrë "sqarim paraprak për thëniet e fundit të Uikiliksit, si dhe për çështjet e tjera që ende janë të hapura".

Në fillim të muajit, shefi i kabinetit të kancelares Angela Merkel e thirri në takim urgjent ambasadorin Emerson, por atëherë opinioni gjerman nuk mori hollësi për bisedat.

Sipas dokumenteve të publikuara të Uikiliksit, në 30 vitet e fundit Agjencia amerikane për siguri nacionale (NSA) ka përgjuar dhjetëra përfaqësues të lartë qeveritar gjermanë, mes të cilëve kancelarë dhe ministra. Mediumet gjermane transmetuan edhe informatën se NSA ka shfrytëzuar kapacittet gjermane të zbulimit për përgjim të kompanive në Francë dhe Gjermani.

Themeluesi i Uikiliks, të premten gjatë intervistës për gazetën "Shpigel" ofroi të dëshmojë para komisionit në Bundestagun gjerman, i cili po e heton aferën e përgjimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail