Sondazh: Shumica e gjermanëve kundër vendimit të Bundestagut që t'i ndihmohet Greqisë

Berlin, 22 korrik 2015 (MIA) - Shumica e gjermanëve - 56 për qind, konsiderojnë se është i gabuar vendimi i Bundestagut nga java e kaluar që të mbështetet pakoja e tretë e ndihmës financiare për Greqinë, thuhet në rezultatet nga sondazhi i Institutit për hulumtim të mendimit publik - INSA.

Posaçërisht kundër vendimit të Bundestagut janë gjermanët e moshës midis 45 dhe 54 vjeç. Vetëm 33 për qind e gjermanëve e kanë mbështetur këtë vendim.

Bundestagu para disa ditëve në seancë të jashtëzakonshme dhe me diskutim të ashpër të deputetëve dha "dritë të gjelbër" për pakon e re të ndihmës ekonomike në vlerë prej 86 miliardë euro, i dakorduar në Bruksel.

Kundër vendimit të Bundestagut janë zgjedhësit e Alternativës për Gjermaninë, konservativët, djathtistët dhe partitë eurokritike - 87 për qind e të anketuarve, si dhe 69 për qind nga të pacaktuarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail