Ministri britanik Xhorxh Ozborn në Paris bisedon për referendumin për BE-në

Londër, 27 korrik 2015 (MIA) - Ministri britanik i Financave, Xhorxh Ozborn qëndron për vizitë dyditore në Francë, ku me ministrat francezë dje dhe sot, bisedon rreth referendumit britanik për BE-në.

Përveç në Paris, ministri Ozborn, në gjashtë muajt e ardhshëm, do të qëndrojë në disa kryeytete evropiane, në tentimin që t'i bindë aleatët britanikë që të pajtohen me negociata të reja midis Londrës dhe Brukselit rreth marrëdhënieve të ardhshme britaniko-evropiane.

Në kryeqytetin francez, Ozborn dje ka pasur takim me ministrin francez të Ekonomisë Emanuel Makron, i cili i kundërshton kërkesat britanike. Në një rast Makron ka thënë se Londra zyrtare nuk mund të sigurojë status, sipas të cilit nga BE-ja do ta shfrytëzojë vetëm atë aë atij i përgjigjet.

Ditën e dytë të qëndrimit në Paris, ministri britanik e shfrytëzoi për takime me nikoqirin e tij formal, ministrin francez të Financave Mishel Sapin, si dhe me shefin e diplomacisë, Loran Fabius.

Sipas mediave britanike, Ozborn angazhohet që t'i bindë nikoqirët e tij në nevojën për reformim të BE-së, që të mundet që Unionit të bëhet "më kompetitive dhe më dinamike".

Një turne i këtillë nëpër metropolet evropiane, për takime me liderët politikë të vendeve anëtare të BE-së, shpejtë pas fitores në zgjedhjet në maj të këtij viti, bëri edhe kryeministri britanik dejvid Kameron.

Paraprakisht, ai njoftoi se organizimi i referendumit në Britani të Madhe, për qëndrim ose për braktisje të BE-së që do të duhet të mbahet deri në fund të vitit 2017, pas përfundimit të negociatave britaniko-evropiane për ardhmërinë e vendit në Union.

Vizita e Xhorxh ozbornit në Paris vjen pas paralajmërimeve në disa media londineze se referendumi do të mund të mbahet një vit më herët, veçmë në qershor të vitit 2016, si dhe se Kameroni veçmë e ka pranuar këtë mundësi, nën presion të euroskeptikëve në Partinë Konservative, por që kjo nuk është formalisht e kumtuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail