Cerar: Sllovenia e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës

Lubjanë, 27 korrik 2015 (MIA) - Sllovenia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Federatës ruse, Dimitrij Medvedev, transmeton TASS.

"Me kryeministrin e prekëm edhe çështjen e Ukrainës. Homologun rus e kam njoftuar me pozitën sllovene, për atë se Sllovenia është për integritet territorial dhe pavarësinë e Ukrainës dhe gjithashtu angazhohet për respektimin e marrëveshjeve të Minskut", tha Cerar.

Kryeministri rus, Dimitrij Medvedev, gjithashtu, në konferencë shtypi deklaroi se Rusia është për integritetin territorial të Ukrainës, megjithatë nëse merren parasysh edhe vendimet për Krimenë nga viti i kaluar.

"Federata ruse, gjithashtu, angazhohet për integritetin territorial të Ukrainës, por, natyrisht, me respektimin e këtyre vendimeve, të cilat janë miratuar vitin e kaluar për Krimenë. Ne jemi të gatshëm t'i vazhdojmë konsultimet për këtë çështje, por vlerësoj se në çdo rast është gjë e dobishme", deklaroi Medvedev.

Kryeministri rus theksoi se gjatë bisedave është ngritur çështja për luftë me grupet terroriste radikale, duke e përfshirë edhe Shtetet Islamike. Është shqyrtuar edhe situata në Ballkan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail