Qeveria britanike solli masa të reja kundër migrimit të paligjshëm

Londër, 4 gusht 2015 (MIA) - Qeveria britanike dje propozoi masa të reja për kontroll të fluksit të emigrantëve të paligjshëm në hyrje të tunelit nën La Mansh dhe tentimet e tyre për të kaluar në Britani të Madhe, kumtuan mediat franceze.

"Mendojmë se jemi në rrugë për ta marrë kontrollin ndaj situatës. Javën e kaluar e kemi regjistruar kulmin e ardhjeve, por prej atëherë numri i emigrantëve po zvogëlohet", deklaroi shefi britanik i diplomacisë Filip Hamond pas mbledhjes së komitetit qeveritar të krizës "Kobra".

Në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe drejtorinë e "Eurotunel" kemi ndërmarrë masa të përcaktuara të cilat tani më japin rezultate dhe efekti i të cilave dyfish do të rritet në një ose dy ditët e ardhshme, siguroi ministri.

Kufitarët anglez prej dje po veprojnë në sallën komanduese në tunelin nën La Mansh. Sigurim shtesë prej rreth njëqind personave pritet të këmbehet në terminalin në Kale.

E vendosur për të treguar fortësi, për zgjidhjen e problemit, Qeveria britanike, gjithashtu, propozoi që pronarët, të cilët emigrantëve të paligjshëm iu japin banesa me qira, të mund të dënohen me dënime me burg.

"Masa është përfshirë në propozim ligjin e ri për emigrim, që Qeveria do t'ia dorëzojë Parlamentit gjatë vjeshtës", deklaroi dje Greg Klark, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bashkësive dhe Autoriteteve lokale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail