Një opozitare ruse dhe një gazetar kanë marrë shtetësi ukrainase

Kiev, 4 gusht 2015 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko nënshkroi dekret me të cilin iu ndahet pasaporta ukrainase opozitares ruse Marija Gajdar, zëvendësguvernatorit të Rajonit të Odeskut dhe gazetarit rus Vlladimir Fedorin ish-redaktor i përgjithshëm i edicionit ukrainas të revistës "Forbs".

Muajin e kaluar ish-presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Sakashvili dhe guvernator aktual i Rajonit të Odeskute e emëroi Gajdarin për zëvendëse të tij. Ajo do të obligohet për sferën sociale.

Gajdar theksoi se nuk dëshiron të heq dorë nga pasaporta ruse, por se do të veprojë "në pajtim me ligjet ukrainase".

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon shtetësi të dyfishtë. Ligjdhënia ukrainase parasheh mundësi që personat e merituar për Ukrainën ose personat të cilët nga "interesi shtetëror" të marrin shtetësi ukrainase. Por, për të marrë shtetësi është e nevojshme pesë vjet të jetojnë në Ukrainë.

Sakashvili u emërua për guvernator të Rajonit të Odeskut më 30 maj  dhe mori shtetësi ukrainase.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail